Gjermania është në krizë ekonomike dhe kjo po shihet edhe nga numri i madh i falimentimeve në këtë vend. Në fillim të këtij viti është shenuar një rekord në falimentime në disa vitet e fundit. Kaq shumë falimentime të kompanive nuk ka pasur as në kohën e pandemisë korona, por në atë kohë shteti i ka ndihmuar ato që të mbijetojnë. Tani po ndjehen pasojat e mungesës së punës në veçanti në industrinë e automjeteve dhe në ndërtimtari.
(DW)