Gjermani: Prezantohen kandidatë për ministra nga CDU 

Kandidati për kancelar Friedrich Merz me bashkëpunëtorë ka prezantuar sot kandidatët e partisë  CDU për ministra në kabinetin e tij që duhet të votohet më 6 maj. Partitë e Unionit do të kenë 10 ministra nga 17 sa do të ketë kabineti qeveritar. 

Kandidat për ministër të Jashtëm është Johann Wadephul nga partia CDU, dikur këshilltar i ish-kancelares Angela Merkel. CDU do të ketë për herë të parë postin e ministrit të Jashtëm që nga vitet 1960-të.

Cani Travel

Për ministër të Brendshëm është parashikuar Alexandar Dobrint (CSU). Thorsten Frei i CDU propozohet për postin e shefit të Kancelarisë, ndërsa ministre e Ekonomisë do të jetë sipas të gjitha gjasave Katherina Reiche.