Kualifikimet për Botërorin 2026: Xhaka dhe Jashari në listën e kombëtares zvicerane

Selektori i Zvicrës, Murat Yakin e ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet që mbahen në shtator, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026.

Në listën e Kombëtares së Zvicrës janë edhe dy shqiptarë, Granit Xhaka dhe Ardon Jashari.

Cani Travel

Ndeshja e parë zhvillohet më 5 shtator në Basel, e kundërshtari i zviceranëve është ekipi i Kosovës.

Më 8 shtator, kombëtarja e Zvicrës do të përballet me Slloveninë.