Numri i të papunëve në Gjermani arriti shifrën nga më shumë se tre milionë në gusht dhe ky është niveli rekord i papunësise në 10 vitet e fundit. Një rritje kaq e madhe e papunësisë nuk u shënua që nga shkurti i vitit 2015.
Agjencia Federale e Punësimit (BA) njoftoi se 3.025.136 njerëz kërkonin punë këtë muaj. Kjo është 9,000 njerëz më shumë se në korrik dhe 46,000 më shumë se një vit më parë. Shkalla e papunësisë është tani 6.4 përqind.
Sipas autoriteve të agjencisë së punësimit, shkaku kryesor për rritjen e papunësisë janë pushimet verore. Për më tepër, tregu i punës vazhdon të ndikohet nga rënia ekonomike e viteve të fundit.