Basha e shpall të mbyllur konstituimin e Kuvendit, nënkryetari serb nuk u zgjodh

Kuvendi i Kosovës nuk ia doli dje të zgjedhë nënkryetarin nga pakica serbe. Asnjëri prej deputetëve të propozuar (Igor Simiq, Nenad Rashiq dhe Miljana Nikoliq) nuk mori shumicën e mjaftueshme të votave. Si pasojë, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, e shpalli të mbyllur seancën konstituive. Sipas tij, moszgjedhja e njërit nga pesë nënkryetarët nuk mund të bëhet pengesë që të mos konstituohet Kuvendi i Kosovës.
„Ne si Kuvend nuk kemi mundësi tjetër se si të vazhdojmë për sa i përket nënkryetarit që vjen nga komuniteti serb, prandaj me këtë rast konsideroj që kemi ezauruar edhe pikën e katërt të rendit të ditës të seancës konstituive dhe meqenëse se nuk ka mundësi tjetër objektive se si të procedohet tutje, konsideroj që kjo seancë konstituive konsiderohet e përmbyllur”, tha Basha.
Kryeparlamentari caktoi mbledhjen e Kryesisë për të hënën, ku do të diskutohet si të veprohet tutje.

Cani Travel