Adis Selimi – kandidat me origjinë shqiptare për deputet në Bundestag

Adis Selimi nga Dyseldorfi është kandidat i socialdemokratëve (SPD) për deputet në Bundestagun gjerman në zgjedhjet që po zhvillohen sot në Gjermani.

I lindur në vitin 1994 në Unterbilk të Gjermanisë, Adisi ka origjinë shqiptare, përkatësisht nga Mitrovica. Me një angazhim të vazhdueshëm në politikë, ai tashmë ka filluar të lërë gjurmë të rëndësishme në partinë SPD, dhe tani kandidton për deputet të kësaj partie në parlament.

Cani Travel

Adis Selimi është kandidat për deputet në njësinë zgjedhore 106 (Düsseldorf II).