Shkrimtari i njohur shqiptar Ag Apolloni ka marrë çmimin “Special Mention” në Panairin e Librit në Leipzig të Gjermanisë. Këtë çmim, ai e ka marrë për librin “Kësulëkuqja – përrallë për të rritur”.
Lajmi për suksesin e shkrimtarit Ag Apolloni u publikua edhe në faqen e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin. Ambasadori i Kosovës në Berlin, Faruk Ajeti ka shkruar për këtë arritje të Apollonit, duke e quajtur një “lajm fantastik”.
“Çfarë lajmi fantastik nga Panairi i Librit në Leipzig. Ag Apolloni me romanin “Kësulëkuqja – përrallë për të rritur”, është nderuar me “Special Mention”, në një ceremoni solemne të ndarjes së çmimeve për letërsi nga Bashkimi Evropian, në Panairin e Librit në Leipzig. Në mesin e 13 veprave të nominuara të autorëve të 13 shteteve evropiane, me “Special Mention” janë nderuar: Kosova, Qiproja, Estonia, Finlanda dhe Franca”, shkruan ambasadori i Kosovës në Gjermani Faruk Ajeti.