PE: Akademia përkujtimore për presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova

Parlamenti Evropian në Strassburg ishte dje (5 shkurt) vendi ku për më shumë se një orë të tërë u fol për figurën dhe rolin e presidentit të parë të Republikës së Kosovës, dr. Ibrahim Rugova. Në Akademinë Ndërkombëtare Përkujtimore u fol për rolin dhe vizionet e Dr. Rugovës. Një nga sallat e Parlamentit Evropian ishte e mbushur përplot me të ftuar nga PE, nga Kosova, mërgata dhe shumë miq të presidentit Rugova.

Në emër të organizatorëve të pranishmit i përshëndetën Faton Bislimi dhe Korab Kastrati, ndërsa në radhët e para u gjetën shumë eurodeputetë të prirë nga Lukas Mandl, ish-eurodeputetja Doris Pack, raportuesja e PE për Kosovën Viola von Kramon, ish-presidenti i ish-Jugosllavisë dhe Krocisë Stjepan Mesiq, lideri i AAK Ramush Haradinaj, drejtuesit e Unionit të Bizneseve shqiptare-gjermane, kryetari Nazmi Viqa, Zenun Krasniqi, Vllaznim Kelmendi… dhe shumë e shumë personalitete të tjera. Në këtë takim natyrisht që nuk munguan as përfaqësuesit e familjes Rugova: Ukë Rugova dhe Teuta Rugova, të ciët ndanë edhe mirënjohje për shumë personaliste që kishin ardhur për të nderuar Rugovën dhe veprën e tij.

Cani Travel

Gjatë fjalimeve u dëgjuan fjalë jashtëzakonisht të mira për presidentin Rugova dhe rolin e tij në rezistencën paqësore të shqiptarëve të Kosovës. Rugova u krahasua edhe me disa nga figurat më të rëndësishme të lëvizjeve paqësore si Mahatma Gandi apo dhe Nelson Mandela. Ndërsa u fol shumë edhe për rolin e tij në ndërtimin e shtetit demokratik në Kosovë. Kosova ka arritur shumë, por disa eurodeputetë nënvizuan se Kosova akoma është në fazën e përfundimit të rrugës së saj drejt rrumbullakësimit të shtetit, sepse, siç u tha, disa vende të BE akoma nuk e kanë njohur këtë vend. E Kosova akoma nuk është as anëtare e OKB dhe e NATO-s, që ishte edhe një prej kërkesave të tij.

Mandl, Doris Pack, von Cramon, ish-presidenti Mesiq, Haradinaj dhe të gjithë folësit e tjerë nënvizuan rolin e pazëvendësueshëm të presidentit Rugova dhe vizionin e tij për një shtet të pavarur të Kosovës, të hapur ndaj shteteve fqinje dhe me pretendime të antëarësohet në të gjitha organizmat ndërkombëtar.

Por të pranishmëve ju drejtuan me shkrime dhe mesazhe edhe Presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Matsola. „Parlamenti Evropian ju mirëpret sot për të nderuar jetën dhe veprën e Presidentit Rugova. Përkushtimi i palëkundur i Presidentit Rugova ndaj jodhunës e bëri atë shpresë për popullin e vet dhe arkitekt të Kosovës moderne…“, shkruan Matsola.

Liderit i Shumicës së Senatit Amerikan, Senatori Chuck Schumer shkruan: „… për një kohë të gjatë kam pëkrahur përpjekjet e Kosovës për liri e pavarësi… gjë që s’do ishte e mundur pa lidershipin e Presidentit Rugova…“.

Mesazhi i senatorit Gery Peters ishte se: „Presidenti i Kosovës Rugova ishte lider i respektuar jo vetem nga populli i Kosovës, por edhe nga komunitetu shqiptaro-amerikan. Puna e tij është testament për paqe e demokraci, dhe ka formësuar të ardhmen e Kosovës si një shtet i lirë e i pavarur…“. Ndërsa kongresisti Himes, shkruante për „lidershipin dhe përkushtimin e Dr. Rugovës që solli shtetin e pavarur e demokratik të Kosovës…“

Ajo që ra në sy ishte se në këtë Akademi nuk ishte presidentja Vjosa Osmani-Sadriu (e cila ishte e ftuar, por pa ndonjë shpjegim zyrtar nuk erdhi) por as kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Sidoqoftë, nikoqir i Akademisë në PE ishte eurodeputeti Mandl, ndërsa në emër të organizatorëve, F. Bislimi, Fatmir Kastratit dhe të tjerë, falënderuan të gjithë pjesëmarrët!