Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, nuk ia doli të fitojë medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike në Paris, pasi u mposht nga japonezi Soichi Hashimoto në repesazh.
Më parë, Gjakova pësoi disfatë në gjysmëfinalen e kësaj gare, ku është mposhtur nga xhudisti i Azerbajxhanit, Hidayat Heydarov, i cili është më i miri në në botë në këtë kategori.
Akil Gjakova është renditur i pesti në kategorinë deri 73 kilogramë në turneun e xhudos në Lojërat Olimpike Paris 2024.