Me rastin e shënimit të 26-të vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ambasada e Kosovës në Gjermani organizon më 7 mars shfaqjen e dy filmave të regjisorëve kosovarë. Fjala është për filmin “Kolona” të regjisorit Ujkan Hysajsi dhe për dokumentarin “Kampi i Ferrit” në regji të Valon Bajramit.
Filmi “Kolona” merret me një ngjarje të vendosur në kohën e luftës në Kosovë në vitin 1999 dhe është një përshkrim perfekt i situatës kaotike të luftës.
Ndërkaq, filmi dokumentar “Kampi i Ferrit” i kushtohet simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaqit dhe ish të burgosurve tjerë politikë shqiptare, të cilët me vite kanë vuajtur në burgun e Stara Gradishkës në Kroaci.
Filmat e autorëve kosovarë do të shfaqen më 7 mars 2024, në orën 18 në ambientet e Ambasadës së Kosovës në Berlin.