Ambasada e Kosovës në Gjermani njofton se kanë mbetur vetëm edhe 9 ditë deri te përfundimi i afatit për regjistrimin e popullsisë së Republikës së Kosovës dhe fton njerëzit nga diaspora që të regjistrohen.
Garantimi i konfidencialitetit të çdo regjistruesi nga diaspora, dhe mbrojtja e të dhënave personale, janë obligime ligjore të cilat sigurohen përgjatë procesit të Regjistrimit të Popullsisë 2024 në Kosovë. Prandaj, regjistrimi juaj mbetet i sigurt, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Berlin.
Regjistrimi i popullsisë së Kosovës përfundon më 17 maj.
Të gjithë të interesuar mund të regjistrohen në këtë link: ediaspora.rks-gov.net/home/index