Ambasadorët e BE i dhanë dritën jeshile liberalizimit

Ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian i dhanë sot (30.11.2022) dritën jeshile liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, njofton Diaspora Today. Presidenca Çeke e BE-së do t’i nisë tani negociatat me Parlamentin Evropian dhe Komisionin Evropian si hapin e fundit para udhëtimit pa viza. Ministri i jashtёm i Republikёs Çeke, Jan Lipavsky tha sot se heqja e vizave po bёhet falё pёrpjekjeve tё Kosovёs nё forcimin e kontrollit kufitar, menaxhimin e migracionit dhe sigurisё.

“Sot kemi bërë një hap të rëndësishëm drejt udhëtimit pa viza në Kosovë dhe tani shpresojmë të arrijmë shpejt një marrëveshje me Parlamentin Evropian për ta bërë realitet këtë premtim. Liberalizimi i vizave është bërë i mundur me përpjekjet e Kosovës për të forcuar kontrollet kufitare, menaxhimin e migracionit dhe sigurinë dhe jemi të bindur se ky bashkëpunim i mirë mund të forcohet vetëm në të ardhmen”, tha Jan Lipavsky, ministër i jashtëm çek.

Cani Travel

Vendimi ua mundëson qytetarëve me pasaporta të Kosovës të udhëtojnë pa viza në shtetet e BE-së për 90 ditë në periudhë gjashtëmuajshe. Siç është planifikuar, liberalizimi i vizave do të nisë nga data e hyrjes në funksion të Sistemit Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS), jo më vonë se nga1 janari 2024.