Ambasadori gjerman reagon ashpër ndaj deklaratës skandaloze të Goran Rakiqit

Ambasadori gjerman reagon ashpër ndaj deklaratës skandaloze të Goran Rakiqit
Ambasadori gjerman reagon ashpër ndaj deklaratës skandaloze të Goran Rakiqit

Goran Rakiq, ministër në qeverinë e Kosovës, e ka bërë sot një krahasim skandaloz: Aksionin e Policisë së Kosovës kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar e ka krahasur me një prej ngjarjeve më të rënda në historinë e tmerrshme naziste – „Kristallnacht – Natën e kristaltë“. Kjo ngjarje e zhvilluar mes 9 dhe 10 nëntor 1938, e quajtur edhe si „Pogromnacht“ ka shënuar fillimin e aksioneve të tmerrshme kundër hebrenjve në kohën e nazizmit…Ky krahasim i përpjekjeve për shfarosjen e hebrenjve me aksionet kundër kontrabanduesve ka irrituar shumë edhe ambasadorin gjerman në Kosovë Jörn Rohde. Ambasadori i Gjermanisë Rohde tha se është i papranueshëm krahasimi i aksionit të sotëm të Policisë me “natën e kristaltë”. Ndaloni! Krahasimi i aksionit të sotëm të policisë me “natën e kristaltë” është i papranueshëm. Krahasime të tilla kontribuojnë drejt rrëfimeve të shtrembërimit dhe mohimit të Holokaustit. #MbroniFaktet”.