Armando Broja – lojtari i ri i Fulhamit

Futbollisti shqiptar, Armando Broja do të jetë lojtar i i ri i Fulham në Premier League.

Klubi anglez e zyrtarizoi kalimin e Brojës përmes një postimi në Twitter sot, në orët e para të mëngjesit.

Cani Travel

“Klubi është i kënaqur të konfirmojë nënshkrimin e sulmuesit Armando Broja në huazim deri në fund të sezonit”, thuhet në njoftimin e Fulham.

Sulmuesi shqiptar do të mbajë fanellën me numër 9.

Allianz Kokollari

Marrëveshja përfshin huazim 750 mijë funtesh me kushtet që lidhen me minutat që ai do të paraqitet për Fulhamin.