Arrestohen disa mërgimtarë për përleshjes me policinë

Disa persona janë konfrontuar sot me pjesëtarë të Policisë së Kosovës në pikën e kalimit kufitar në Merdarë.

Nga Policia e Kosovës shpjegojnë se mërgimtarët janë arrestuar pas një përleshje me policinë, ku si pasojë janë lënduar dy policë, ka thënë për mediat e Kosovës zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Cani Travel

Ajo ka thënë patrulla e policisë është sulmuar nga persona të dyshuar. Tre persona janë ndaluar në këtë rast. “Sot rreth orës 10:00, në Merdarë ka ndodhë një incident, ku patrulla e policisë është sulmuar nga persona të dyshuar. Në këtë rast lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtarë policor.

Pas vënies nën kontrollë të situatës dhe shoqërimit në stacion të tre personave të dyshuar, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për veprën Sulm ndaj personit zyrtar”, ka thënë Ahmeti.

Në një video që kanë publikuar mediat e Kosovës shihen pamje tepër të pahijshme kur mërgimtarët të cilët ishin përpjekur të kalonin radhën e makinave që po kalonin, përplasen me policë.