Artisti kosovar, Petrit Halilaj vlerësohet me një çmim të rëndësishëm

Artisti kosovar që jeton në Berlin, Petrit Halilaj është vlerësuar ditë më parë me çmimin “Premio Stromboli 2024“ për Artin Bashkëkohor.

Çmimi Stromboli është një mirënjohje në fushat e Artit Bashkëkohor, WEB3/Dixhital dhe Kërkimeve Akademike.

Cani Travel

Projektet e tij përfshijnë një shumëllojshmëri punimesh vizuale si: skulpturën, vizatimin, tekstin dhe performancën, të ekspozuara në shumë vende të Evropës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.