Asambleja e OKB: U miratua Rezoluta për Srebrenicën

epa11363412 Delegates attending the General Assembly meeting observe a moment of silence to acknowledge the recent passing of the President of Iran, Ebrahim Raisi, at the United Nations Headquarters in New York, New York, USA, 23 May 2024. Iranian President Raisi and seven others, among them Foreign Minister Amir-Abdollahian, were killed in a helicopter crash on 19 May 2024, after an official visit in Iran's northwest near the border with Azerbaijan, the Iranian government confirmed. The UN General Assembly will vote on creating an International Day of Remembrance for victims of the 1995 Srebrenica genocide. EPA-EFE/SARAH YENESEL

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi sot Rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë. Për Rezolutën votuan 84 vende, kundër ishin 19 dhe abstenuan 68 vende.

Me këtë rezolutë, 11 korriku (dia kur ndodhi krimi në Srebrenicë) shpallet ditë ndërkombëtare e përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë.

Cani Travel

Krimi në Srebrenicë u njoh si gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë në vitin 2007.

Mbledhja e sotme e Asamblesë së Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, nisi me një minutë heshtje për viktimat e 11 korrikut të vitit 1995.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuciq e ka quajtur rezolutën si të politizuar. “Të flasësh pas Gjermanisë dhe kundër rezolutës nuk është e lehtë për disa arsye sepse pa marr parasysh se ata të mëdhenjtë e fuqishmit që dominojnë këtu edhe në media do të akuzojnë për mohimin e një krimi të rëndë që ka ndodhur me të vërtetë në Sebrenicë”, ka thënë ai.

Vuciq shtoi se “Gjermania si vendi më i fuqishëm në Evropë beson se ka të drejtë të t’i japë mësime morale të gjithë atyre që nuk pajtohen me të”.