Asambleja Parlamentare e NATO-s debaton edhe për Kosovën

Asambleja Parlamentare e NATO-s fillon sot seancën e saj treditere në Sofje të Bullgarisë, e në agjendë do të jetë edhe Kosova.

Kuvendi i Kosovës, synon ta avancojë statusin e tij nga anëtar vëzhgues në anëtar të asociuar.

Cani Travel

Në njoftimin e Asamblesë thuhet se deputetët e saj, mes tjerash, do të vendosin për kërkesat e Maltës dhe Kuvendit të Kosovës.

Në punimet e Asamblesë, do të marrin pjesë edhe deputeti Driton Hyseni dhe Xhavit Haliti, të cilët e përfaqësojnë Kosovën atje.

Beogradi zyrtar shprehu mospajtimin e vet lidhur me avancimin e statusit të Kosovës.

Në letrën e kryetares së Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiqit, thuhet se avancimi i Kuvendit të Kosovës në Asamblenë e NATO-s nga anëtar vëzhguese në anëtar të asociuar të kësaj organizate “do të ishte një shpërblim për dhunën kundër serbëve”.

Bernabiq u ankua se serbët në Kosovë po diskriminohen dhe se më shumë se 15 për qind të popullsisë serbe janë larguar nga Kosova.