Izraeli vazhdoi sot me sulme të ashpra në kryeqytetin e Libanit, Bejrut. Ushtria izraelite njoftoi se caqe të sulmeve ishin “objektivat terroriste”.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit filluan qysh të martën një operacion tokësor kundër objektivave të Hezbollahut në Libanin jugor.
Sulmet e reja u kryen disa orë pasi Irani sulmoi me rreth 180 raketa Izraelin, në shenjë hakmarrjeje për, siç thuhet, vrasjen e aleatëve të tij në Liban.
Irani paralajmëroi “sulme shkatërruese” nëse Izraeli përgjigjet.
Përshkallëzimi i vazhdueshëm i konflikteve ka rritur frikën për rrëshqitjen e rajonit në një luftë gjithëpërfshirëse.