Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua dje, më 03.nëntor 2024, me bashkatdhetarët që jetojnë në Austri. Në takimin e mbajtur në Ambasadën e Kosovës në Austri mori pjesë zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz.
Kurti foli për mundësitë që Kosova ofron për investime të mërgatës, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes që Qeveria jep përmes Dritares së Investimeve të Diasporës.
Kryeministri u bëri thirrje bashkatdhetarëve që të vazhdojnë të investojnë në vendlindje dhe të hulumtojnë mënyra e mundësi sesi mund të ushtrojnë profesionet e tyre edhe në Kosovë.