Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovë në Serbi është njoftuar për Autoritetet e Seribsw kanw arrestuar dje nw Merdarw qytetarin e Republikës së Kosovës, Tefik Mustafa me akuza për gjoja „krime të pretenduara të luftës ndaj popullsisë jo-shqiptare, gjatë luftës në Kosovë më 1999″.
Lidhur me këtë rast, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovë në Serbi menjëherë i ka njoftuar misionet diplomatike të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe dhe të shteteve tjera në Beograd si dhe i ka dërguar kërkesë zyrtare Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë për konfirmim të arrestimit dhe për ofrimin e detajeve tjera relevante, në të cilën kërkesë është përfshirë edhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Serbi.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njoftoi shtetet e QUINT-it për këtë arrestim dhe i bën thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që tëndërmarrë hapa konkret për lirimin e menjëhershëm të qytetarit Tefik Mustafa.
Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka bërë të ditur se është arrestuar kosovari Tefik Mustafa, “që si pjesëtar i UÇK-së, në deklaratat e dëshmitarëve është përmendur si pjesëmarrës në rrëmbimin e policëve Goran Marinkoviq, Zhivojin Paviq dhe Predrag Millosheviq, më 19 qershor 1999 në rrugën Prishtinë – Gjilan, të cilëve u humbën të gjitha gjurmët”.
Siç bëhet e ditur, Mustafa do të dorëzohet te Zyra e Prokurorit për Krime Lufte.