Azilkërkuesit e refuzuar do të dëbohen më shpejt në vendlindje

ARCHIV - Polizisten begleiten einen straffällig gewordenen Asylbewerber am 24.11.2015 zum Flughafen Leipzig-Halle in Schkeuditz (Sachsen) zu seinem Abflug nach Belgrad (Serbien). Bundesinnenminister de Maizière (CDU) informiert sich über die Abschiebung von Ausländern am Flughafen Schönefeld. (zu dpa vom 19.02.2017) Foto: Sebastian Willnow/dpa-Zentralbild/dpa +++(c) dpa - Bildfunk+++

Bashkimi Europian do të krijojë një sistem të përbashkët për kthimin e migrantëve pa të drejtë qëndrimi. Me këtë rregullore synohet të lehtësohen vendet si Gjermania.

Prej vitesh Bashkimi Europian nuk po avancon me përpjekjet për kthimin e azilkërkuesve pa të drejtë qendrimi. Tani Komisioni i BE-së në Bruksel ka ndërmarrë një nismë duke paraqitur një projektstrategji të re. Kjo ka të bëjë me faktin, se numri i hyrjeve të parregullta në BE në vitin 2022 është rritur, deklaroi komisarja e BE-së për Punët e Brendshme, Ylva Johannsson gjatë prezantimit të këtij projekti.

Pjesa më e madhe e këtyre personave nuk kanë arsye për azil, e megjithatë shumë prej tyre paraqesin kërkesë për azil. 920.000 kërkesa për azil janë paraqitur në vitin 2022. Kjo është një rritje me gati 50 përqind kundrejt një viti më parë. „Kjo ka vënë nën presion të jashtëzakonshëm sistemin tonë të azilimit dhe kapacitetet tona të pranimit“ tha Johansson.

Cani Travel

Në vitin 2019, sipas të dhënave të Komisionit të BE-së, janë kthyer 29 përqind e atyre njerëzve, të cilët duhej të largoheshin nga shtetet e BE-së. Më 2021 kuota ishte 21 përqind. Autoriteti i BE-së në vitin 2018 kishte shpallur si objektiv kthimin e rreth 70 përqind personave pa të drejtë qendrimi.

Për të rritur numrin e të kthyerve, BE-ja do të arrijë që vendet anëtare të bashkëpunojnë në mënyrë të koordinuar. Për këtë komisioni ka krijuar një strukturë të vetën brenda Agjencisë për Mbrojtjen e Kufirit Frontex. Kjo strukturë drejtohet nga koordinatorja për kthimin Mari Juritsch, e cila është në detyrë që nga maji 2022.

Komisarja e BE-së për Punët e Brendshme, Johansson (djathtas) dhe e ngarkuara e BE-së Juritsch: Sistemi ynë i azilimit ndodhet nën presion të jashtëzakonshëm

„Kthimet janë përgjegjësi e përbashkët“, tha Juritsch. Kryesisht duhet të bëhen më shumë kthime në vendet e treta, në të cilat nuk ka pengesa të mëdha politike apo probleme me të drejtat themelore.

Projektstrategjia përmban disa propozime. Krahas forcimit të bashkëpunimit, që duhet të përshpejtojë rrjedhën e procedurave, është planifikuar, që migrantët të mbështeten profesionalisht në rrugën e riintegrimit në vendin e origjinës. Gjithashtu i tërë procesi do të digjitalizohet.

Shumica e kërkesave për azil, sipas Johansson, janë paraqitur në Gjermani, Francë, Spanjë dhe Austri. Në raport me numrin e popullsisë Qiproja, Austria dhe Greqia janë të mbingarkuara. Për bashkëpunimin me vendet e terta për kthimin do të diskutojnë të enjten (25.01.2023) edhe ministrat e Brendshëm të vendeve të BE-së gjatë takimit të tyre në Stokholm. DW