Baleti Kombëtar i Kosovës këtë vit për herë të parë prezantohen para publikut në Austri e SHBA. Në Graz, artistët kosovarë prezantohen me shfaqjen “Correr o Fado”.
Stacioni i dytë i Baletit Kombëtar është Nju-Jorku. Atje balerinët Aulona Nuhiu dhe Fatmir Smani do të prezantohet me shfaqjen „Migrimi“, premierën e së cilës e dhanë në qershor në Itali.
Balerina Aulonë Nuhiu në videon e publikuar nga Ministria e Kulturës thotë se kjo është arritur me përkushtimin e madh të balerinëve të Kosovës dhe se do të vazhdojnë edhe më tej përpjekjet për të arritur rezultate më të larta.
“Dashnia jonë për këtë profesion dhe mundi jonë kanë mbërri që ne të mos e ndalim punën, kemi vazhdu të punojmë. Kjo po vlerësohet jo vetëm në Kosovë, por edhe në shtetet tjera”, thekson Nuhiu.