Baleti Kombëtar i Kosovës do të prezantohet në Nju-Jork

Baleti Kombëtar i Kosovës, së bashku me koreografen Chiara Ajkun, do të prezantohet para publikut të Nju-Jorkut më 31 maj me shfaqjen “Tango nights”. Kjo do të jetë edhe premiera botërore e kësaj shfaqje.  

Sipas njoftimit nga BKK, Baleti Kombëtar i Kosovës, për herë të parë që nga themelimi para 52 vitesh, do të shfaqë premierë botërore në Nju-Jork të ShBA-së, e reprizat e para do të jenë më 1 e 2 qershor në Teatrin St Jean në Manhattan, NY.

Cani Travel

Balerinët e BKK gjenden tashmë në Nju-Jork, ku, janë duke i zhvilluar provat gjenerale për shfaqjen „Tango nights“.