Banka Botërore: 90 milionë euro kredi Kosovës

Bordi i Drejtorëve Ekzekutiv të Bankës Botërore miratoi dje  Kredinë e Parë për Politika Zhvillimore (DPL) për Politikën Fiskale, të Konkurrueshmërisë dhe të Rritjes së Gjelbër të Kosovës (DPL), e cila synon të rrisë efektivitetin e politikës fiskale, të forcojë klimën e investimeve dhe të vendosë themelet për rritje ekonomike më të gjelbër në Kosovë.

Në njoftimin për media thuhet se mbështetja financiare e miratuar për këtë DPL të parë është 90.3 milionë euro (ekuivalente me 100 milionë dollarë amerikanë), një kredi koncesionare nga Shoqata Ndërkombëtare e Zhvillimit (IDA), pjesë e Bankës Botërore.

Cani Travel

Periudha e shlyerjes së kredisë për këtë operacion është 12 vjet, duke përfshirë një grejs-periudhë 6-vjeçare, dhe është pa interes ose tarifa shërbimi.