Bebe Rexha vizitoi Dibrën

Pas suksesit të madh në festivalin Sunny Hill në Prishtinë, Bebe Rexha ka vizituar familjen në vendlindjen e babait të saj, Dibër.

‚Pas 12 vitesh, u ktheva në vendlindjen e babait në Dibër‘, ka shkruar Rexha në mediat sociale, duke postuar disa fotografi nga Maqedonia e Veriut.

Cani Travel

Ky udhëtim është një rikthim emocional për artisten, e cila për herë të parë ka pasur mundësinë të vizitojë Kosovën dhe të performojë në një nga ngjarjet më të rëndësishme të muzikës në rajon.

Bebe Rexha ka shpërndarë në Instagram disa foto të bukura nga Dibra, ku shihet duke kaluar kohë me familjen e saj të gjerë dhe duke vizituar varrin e gjyshit të saj.