Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha vjen në Kosovë, ku do të marrë pjesë në festivalin e Sunny Hill që fillon më 25 korrik në Prishtinë. Ajo është në mesin e yjeve kryesore që do të performojnë në edicionin e sivjetmë të Sunny Hill Festival.
Këngëtarja e njohur për hitet e saj dhe perfomancat plot gjallëri, pritet të elektrizojë atmosferën në Prishtinë.
“Jemi shumë të lumtur që këtë vit në mesin e shumë artistëve me nam kemi edhe këngëtaren Bebe Rexha. Talenti i saj i jashtëzakonshëm dhe energjia që Bebe Rexha sjellë në skenë, do e ngjallin edhe më shumë atmosferën e këtij edicionin”, shkruhet në komunikatën e lëshuar nga “Sunny Hill”.
Bebe Rexha, këngëtarja shqiptare e njohur për hitet si “Meant to Be”, “I’m a Mess” dhe “In the Name of Love”, ka marrë zemrat e publikut nga mbarë bota me zërin e saj të fuqishëm dhe stilin unik.
Fesitvali sivjet mbahet në Bërnicë të Poshtme nga 25 deri më 28 korrik.