Shefi i Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë, Alleksandar Vulin, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë. Këtë e ka konfirmuar vetë Vullini në një komunikate që u publikua sot.
“SHBA-ja dhe BE-ja po kërkojnë kokën time si parakusht për të mos vendosur sanksione ndaj Serbisë, unë nuk jam shkaktar i shantazheve dhe presioneve ndaj Serbisë dhe botës serbe, por nuk do ta lejoj të jem shkaktar i shantazheve dhe presionit ndaj Serbisë dhe botës serbe. Prandaj, parashtroj dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i drejtorit të BIA-s”, thuhet në njoftimin e sotëm të ish shefit të inteligjenës së Serbisë.
Më 11 korrik, Vulin është futur në listën e sanksioneve amerikane.
Në njoftim e tij, Vulin shkruan gjithashtu se presidenti serb, Alleksandar Vuçiq, dhe Serbia po përballen me kërcënime dhe shantazhe, të cilat ai i krahasoi me “ultimatumin austro-hungarez të vitit 1914”.
“Na kërkohet të njohim Kosovën, të largohemi nga Republika Srpska dhe të mos jemi vend dhe komb sovran duke vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse”, tha Vullin. “Nëse biem dakord ta bëjmë këtë, kërkesa e radhës do të ishte dëbimi i investimeve kineze, varësia e pakushtëzuar teknologjike dhe ekonomike nga Perëndimi, si dhe vazhdimi i shpërbërjes politike dhe territoriale të Serbisë dhe pranimi i vlerave perëndimore në që nuk ka vend për familjen dhe kombin tradicional dhe në fund as për drejtësinë sociale”, u tha në njoftimin e Vullinit.