Beograd: Pas incidenteve përfundon protesta e studentëve dhe qytetarëve

Protesta e madhe në Beograd kundër pushtetit aktual serb përfundoi pas incidenteve serioze që ndodhën në këtë tubim. Incidenti më i madh ndodhi në momentin kur mbahej heshtja prej 15 minutash në shenjë nderimi të 15 viktimave nga Novi Sadi, kur u dëgjua një shpërthim i fortë në afërsi të Parlamentit të Serbisë. Në atë moment, studentët njoftuan se kjo nuk është më protestë e tyre dhe kumtuan përfundimin e saj.

Qytetarët kanë filluar të shpërndahen, por në rrugët e Beogradit ende ka shumë njerëz, si dhe forca të mëdha të policisë.

Cani Travel

Sipas njoftime të policisë, në tubimin e Beogradit kanë marrë pjesë qindra mijëra njerëz.