Në organizimin e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd, respektivisht nga shefi i Zyrës, ambasadori Jetish Jashari, u organizua kremtimi i 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Shënimi i përvjetorit të 16-të Pavarësisë së Republikës së Kosovës në Beograd ishte i veçantë, me simbolikë dhe shumë domethënës, njofton këshilltarja e kryeministrit të Kosovës për Luginën e Preshevës, Ardita Sinani.
Ajo thotë se „njohja e realitetit nga kryeqendra e Serbisë për Republikën e Kosovës do të jetë shans për demokratizimin e Serbisë“.
“Njohja e realitetit nga ana e Serbisë për Republikën e Kosovës dhe respektimi i parimit të reciprocitetit të të drejtave të pakicave në shtetet respektive është garancë për paqe afatgjate të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Sinani në Facebook.