Katër sportisë nga Kosova do të garojnë në Lojërat Olimpike Speciale që fillojnë sot, më 17 qershor, në Berlin. Ambasada e Kosovës në Berlin i fton bashkatdhetërët të vijnë sonte, në orën 20:00 në Olympiastadion në Berlin për të mbështetur së bashku ekipin nga Kosova.
Në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Speciale (17-26.06.2023) për personat me aftësi të veçanta do të jetë e pranishme edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Në këtë edicion të Lojërave Olimpike Speciale do të marrin pjesë rreth 7000 atletë, si pjesë e delegacioneve nga 190 vende të botës. Ata do të garojnë në 26 sporte olimpike të ndryshme.