Berlin: Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe u shënua edhe në Gjermani, në Ambasadën e Shqipërisë në Berlin. Tema e manifestimit dhe bisedës së mbajtur ishte „Rreze dielli nga gjuha shqipe“.

Manifestimi u hap nga tre ambasadorët shqiptarë në Gjermani, Adia Sakiqi, Ambasadore e Shqiperisë, Faruk Ajeti, Ambasador i Kosovës dhe Ylber Sula, Ambasador i Maqedonisë së Veriut.

Cani Travel

Ata vlerësuan rolin e gjuhës shqipe si simbol të identitetit tonë kombëtar dhe theksuan mbështetjen e tyre për forcimin e pranisë së saj në institucionet arsimore në Gjermani.