Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision, Besa Kokëdhima, ka publikuar dje versionin përfundimtar të këngës me të cilën do të prezantohet në këtë festival që do të mbahet në Malmö të Suedisë.
Versioni në anglishti i këngës “Me zemër n’dor” quhet tani “TiTAN”.
Pak orë pas publikimit në faqen zyrtare të Eurosongut, kënga ka marrë komente mjaft pozitive ku nënvizohet se Shqipëria mund të jetë surpriza e këtij festivali.
Besa Kokëdhima u përzgjodh nga votat e publikut si përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovision.