Presidenti amerikan Joe Biden i ka dhënë dritën jeshile Ukrainës që të përdorë raketat amerikane me rreze të gjatë veprimi për të goditur objektiva në territorinë e Rusisë. Përdorimin e këtre armëve Ukraina ka kërkuar prej muajsh, por Biden e mori vendimin vetëm dy muaj para dorëzimit të detyrës.
Presidenti ukrainas Zelensky ka reaguar me rezervë ndaj raporteve se vendi i tij tani lejohet të përdorë armë amerikane kundër Rusisë. Në një video-mesazh, Zelensky tha se një gjë e tillë nuk paralajmwrohet publikisht.
Në anën tjetër, pala ruse paralajmëron se ky vendim mund të shkaktojë një „përshkallëzim serioz“ të situatës.