Bie dukshëm shkalla e lindshmërisë në Gjermani

Shkalla e lindshmërisë në Gjermani ka rënë ndjeshëm brenda dy viteve të fundit, thuhet në raportin e fundit të  Institutit Federal për Kërkimin e Popullsisë .

Në vjeshtën e vitit 2023, shkalla e lindshmërisë ishte 1.36 fëmijë për grua , kurse në vitin 2021 –  1.57. 

Cani Travel

Instituti federal e vlerësoi këtë rënie të shpejtë si „të pazakontë“. Në të kaluarën, dukuri të tilla në Gjermani zhvilloheshin më ngadalë.

Sipas  shkencëtarëve, rënia e madhe e shkallës së lindshmërisë mund të lidhet me krizat e ndryshme globale.