Bie inflacioni në Gjermani

Inflacioni në Gjermani ka rënë në nivelin më të ulët që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Çmimet në tetor janë rritur 3.8 për qind më shumë se një vit më parë, njoftoi Zyra Federale e Statistikave. Kjo është vlera më e ulët që nga gushti 2021, kur u arrit norma e njëjtë e inflacionit.

Cani Travel

Rënia e çmimeve të energjisë ka pasur një efekt frenues në inflacionin në tetor. Mirëpo, çmimet e ushqimeve vazhduan të rriten.

Në shtator, çmimet e konsumit u rritën 4.5 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, kurse në gusht inflacioni ishte 6.1 për qind. Në fillim të këtij viti, inflacioni në Gjermani ishte rreth 8 për qind.