Inflacioni është ulur sërish në Gjermani. Çmimet e konsumit në qershor ishin 2.2 për qind më të larta sesa para një vit, njoftoi Zyra Federale e Statistikave.
Një vit më parë, inflacioni ishte 6.4 për qind, kurse në maj të këtij është shënuar një rritje e inflacionit nga 2.4 për qind.
Konkretisht, çmimet e energjisë ranë me 2.1 për qind në krahasim me ato në qershor të vitit. Në të njëjtën kohë, çmimet e ushqimeve u rritën me 1.1 për qind dhe shërbimet u rritën me 3.9 për qind.
Ekspertët theksojnë se vërehet një rritje mjaft e madhe e çmimeve ne restorante dhe hotele.