Bie numri i lindjeve në Kosovë

Në Kosovë shënohet një rënie e vazhdueshme e numrit të lindjeve. Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), gjatë vitit 2023 në Kosovë janë regjistruar gjithsej 25 mijë e 586 lindje. Prej tyre 13 mijë e 229 meshkuj, si dhe 12 mijë e 357 femra.

Por numri i lindjeve gjatë vitit 2023 është më i vogël krahasuar me një vit më parë, sepse në vitin 2022 në Kosovë kanë lindur 26 mijë 118 fëmijë. Prej tyre 13 mijë e 317 meshkuj dhe 12 mijë e 801 femra.

Cani Travel

Por dallim më i madh sa i përket numrit të lindjeve vërehet nëse ato i krahasojmë me lindjet e vitit 2021.

Sipas ASK-së, në vitin 2021 në Kosovë u lindën 28 mijë e  49 fëmijë, 14 mijë 836 meshkuj dhe  13 mijë e 713 femra. E nëse i krahasojmë me lindjet e vitit 2023, del të jenë rreth 3 mijë fëmijë më pak.