Biserko: Vuçiq po destabilizon Serbinë dhe fqinjët 

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi, Sonja Biserko tha se Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq po destabilizon Serbinë dhe fqinjët, duke përfshirë edhe Kosovën përmes Kishës Ortodokse Serbe dhe shërbimeve të sigurisë.

“Madje, mund të konstatohet se bashkësia ndërkombëtare po i kushton më shumë vëmendje vendeve fqinje që Serbia po i destabilizon me politikën e saj, para së gjithash përmes aktiviteteve të Kishës Ortodokse Serbe dhe shërbimeve të sigurisë me mbështetje të madhe financiare”, tha  Biserko për  gazetën e Beogradit Danas.

Cani Travel

Ajo shtoi se duke pasur parasysh raportin e Pentagonit që parashikon mundësinë e konfliktit etnik në Ballkan, duhet t’i kushtohet vëmendje deklaratave të tij luftarake, siç është ajo kur bëhet fjalë për Kosovën.

“Para nxënësve të shkollave fillore nga Kosova, ka theksuar se nuk e përjashton mundësinë që Serbia të përdorë forcën në Kosovë, për shkak të sjelljes së autoriteteve të Prishtinës dhe komunitetit ndërkombëtar që e përkrah atë”.