Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken ka arritur sot në aeroportin „Nënë Tereza“, në vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri.
Ministri i Jashtëm i Shqipëqrisë, Igli Hasani në Aeroportin „Nëna Tereze“ e ka pritur sekretarin e Shtetit Antony Blinken.
„Partneriteti dhe bashkëpunimi strategjik i Shqipërisë me SHBA-në, aleatin tonë të vjetër, vetëm sa do të forcohet, i ndërtuar mbi një themel të fortë midis vendeve dhe njerëzve tanë. I jam jashtëzakonisht mirënjohës sekretarit Blinken për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tij të paçmuar“, ka shkruar Hasani në X.
Blinken do të takohet sot me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj dhe me kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Pastaj, Blinken dhe Rama do të mbajnë një konferencë për gazetarë.