Në Bruksel mbahet sot një takim i rëndësishëm i ministrave të jashtë, ku shefi i diplomacisë Josep Borrell do të raportojë për takimet e tij në Paris me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Në Këshillin e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, do t’u raportojë për përbërjen e bisedimeve me Kurtin dhe Vuçiqin në Paris. Qëllimi i këtyre takimeve “ishte t’u përgjigjemi sfidave kritike” në marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës dhe bisedimet dhe siç tha ai “jemi fokusuar në ndihmën e palëve për të gjetur zgjidhjet e nevojshme urgjentisht për krizën aktuale dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në terren”.
Në këto takime ka qenë edhe përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak. Takimi i sotëm do të jetë i rëndësishëm për pozicionimin e BE ndaj raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.