Boris Pistorius ministër i ri i Mbrojtjes në Gjermani

innenminister von Niedersachsen Boris Pistorius

Ministri i ri gjerman i Mbrojtjes do të jetë Boris Pistorius. Ai zëvendëson ministren e deritashme të Mbrojtjes, Christine Lambrecht, e cila dha dje dorëheqjen. Ministrja Lambrecht ishte prej disa muajsh në qendër të kritikave. Boris Pistorius është nga viti 2013 ministër për Çështjet e Brendshme dhe Sportin në landin e Saksonisë së Poshtme.