Borrell i ka dorëzuar palëve një propozim për dalje nga kriza

Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell i ka dorëzuar Kosovës dhe Serbisë një propozim për zgjidhjen e krizës. “Duhet të gjejmë një rrugëdalje nga kjo krizë. Kemi paraqitur një propozim për dalje nga kriza. Palët duhet ta shqyrtojnë këtë“, tha Borrell para një takimi të ministrave të Jashtëm të BE-së, që do të mbahet në Bruksel.

Borrell nuk foli për detajet e propozimit, por shtoi: “Kosova dhe Serbia më kanë mbajtur të zënë. Këtë fundjavë në Paris takova kryeministrin Kurti presidentin Vuçiq. Jemi të pakënaqur në prag të një krize tjetër. Duhet të dalim nga pikëpamjet e krizës dhe të kërkojmë një qasje drejt zgjidhjes. Ne kemi paraqitur një propozim, propozim që duhet diskutuar si një rrugëdalje e mirë nga kjo situatë. Më është dashur t’iu bëj thirrje të dyja palëve që të përmbushin zotimet e tyre dhe të respektojnë angazhimet për zbatimin e marrëveshjeve së kaluara për të cilën janë rënë dakord shumë vite më parë dhe unë jam duke kërkuar për një zgjidhje”, tha ai.

Cani Travel

Tensionet midis Kosovës dhe Serbisë janë shtuar pas vendimit të Kosovës për zbatimin e vendimit për targat ilegale dhe largimit të serbëve nga institucionet. Takimi i ministrave të Jashtëm të BE zgjatë dy ditë.