Borxhi i Qeverisë së Gjermanisë ka arritur një rekord prej 2.4 trilionë euro në tremujorin e parë të vitit 2023. Sipas Entit Federal të Statistikave (Destatis), borxhi i qeverisë u rrit 1,6 për qind deri në fund të muajit mars.
‘Destatis’ njoftoi se rritja e borxhit ishte kryesisht rezultat i “rritjes së nevojave për financim si rezultat i krizës aktuale energjetike të lidhur me luftën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”. Agjencia federale bëri të ditur se rreth 200 miliardë euro janë rezervuar për të ashtuquajturin “frenim qeveritar të çmimit të gazit” dhe për mbështetje financiare për furnizuesit e energjisë.
Sipas raportit, rritja e borxhit ka të bëjë kryesisht me buxhete shtesë të krijuara për këtë qëllim, të ashtuquajturat fonde speciale, si Fondi i Stabilizimit Ekonomik për Energjinë, i cili u formua në muajin nëntor.