Libri i ri i gazetares dhe shkrimtares së njohur shqiptare, Lindita Arapi „Të Murosurat“ u botua në gjermanisht me titull „Albanische Schwestern“. Përkthyesi i librit është Florian Kienzle, e botuesi Weidle Verlag nga Boni.
Prezantimi i botimit gjerman të librit „Të Murosurat“ do të bëhet në Panairin e Leipzigut më 29.prill. Gezetarja, moderatorja dhe autorja e njohur Lindita Arapi ka publikuar më parë edhe vepra të tjera, të cilat janë vlerësuar shumë nga ekspertët dhe publiku. Vëmendjen më të madhe më parë e ka zgjuar vepra e saj „Vajzat me çelës në qafë“, e cila po ashtu është përkthyer dhe publikuar në vitin 2013 edhe në gjuhën gjermane dhe mund ta gjeni me titullin „Schlüsselmädchen“.