BQK: Remitancat për muajin janar ishin 84.6 milion euro

Diaspora kosovare vazhdon të mbështesë ekonominë e vendit. Sipas të dhënave të fundit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), remitancat për muajin janar 2024 ishin rreth 84.6 milion euro.

“Remitancat deri në fund të dhjetorit 2023 arritën vlerën rreth 1,343.4 milionë euro, e cila paraqet rritje vjetore prej 10%”, njofton BQK. Sipas vlerësimeve preliminare të BQK-së, remitancat për muajin janar 2024 ishin rreth 84.6 milion euro.

Cani Travel

“Prurjet më të mëdha edhe gjatë këtij muaji kanë qenë përmes IFJB 63.3%, përmes bankave 19.4%, ndërsa kanalet tjera 17.3”, njofton BQK.

Asetet e kompanive të sigurimit në fund të muajit janar 2024 arritën vlerën 312.2 milionë euro, e cila përfaqëson rritje për 6.8 milionë euro krahasuar me muajin paraprak, thuhet ndër të tjera në njoftim.