Brnabiq: „Rrahjeve në parlamentin serb u gëzohet vetëm Albin Kurti“

Pas rrahjeve të djeshme masive në Kuvendin e Serbisë mes deputetëve të opozitës dhe atyre të partive në pushtet, kryetarja e parlamentiert, Ana Brnabiq ndezi edhe më shumë atmosferën e tensionuar në Serbi.

Brnabiq u përpoq të qetësojë gjendjen, duke i ofenduar pa kurrfarë arsye vendet fqinje dhe liderët e tyre. 

Cani Travel

„Skenat e tilla i duan vetëm disa njerëz në Prishtinë, këtyre skenave u gëzohet vetëm Albin Kurti, do t’i festojë „Slobodna Bosna“ (gazetë në B-H), mediat kroate dhe disa media të tjera, disa vende të tjera, që nuk duan një Serbi të qetë, paqësore dhe me prosperitet“, tha Brnabiq në një konferencë për gazetarë.