Bruksel: Bisedime per çështjen e dinarit

Në Bruksel ka filluar takimi trepalësh mes delegacionit të Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve, me ndërmjetësuesin e përfaqësuesit të posaçëm të Bashkimit Evropian Mirosllav Lajçak. Do të bisedohet për çështjen e dinarit serb, përdorimi i të cilit u ndalua në Kosovë muajin e kaluar.

Për dallim nga takimi i javës së kaluar, kur Lajçak së pari mbajti takime të ndara me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq, në takimin e sotëm ai i takoi ata menjëherë në një takim trepalësh.

Cani Travel

Siç pritet, ata do t’i diskutojnë sot propozimet e secilës palë për këtë çështje të diskutueshme .