Bruksel: Edhe një takim pa rezultate konkrete

Takimi i djeshëm mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq me të dërguarin e Bashkimit Evropian dialogun, Miroslav Lajçak përfundoi pa rezultate konkrete.

„Për rreth shtatë orë diskutuam një sërë çështjesh dhe u pajtuam për një numër të hapave të ardhshëm”, ka shkruar Lajçak në platformën X.

Cani Travel

Kryenegociatori i Kosovës Besnik Bislimi, tha pas takimit se „Serbia ishte e interesuar të bisedojë vetëm për zbatimin e një pjese të marrëveshjes, themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe”. Ndërkaq, sipas tij, „pala kosovare ka pasur propozime konkrete për secilën pikë dhe ka theksuar që është shumë e rëndësishme që marrëveshja të pranohet plotësisht.“

Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq tha se ai ka këmbëngulur për Asociacionin sepse, sipas tij,“kjo është çështja më e rëndësishme për mbijetesën e serbëve dhe procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën.“