Në Bruksel pritet të mbahet sot takimi i ri në nivel kryenegociatorësh në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
Kryenegociatorët nga Kosova dhe Serbia, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq do të zhvillojnë së pari takimet e ndara ma emisarin evropian për dialog Miroslav Lajçak, i cili më pas do përpiqet të organizojë një takim trilateral.
Bashkimi Evropian ka mirëpritur thirrjen e bërë nga ana e presidentit serb Aleksandër Vuçiq që serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhjet në Kosovë dhe re ntegrimin e tyre në të gjitha institucionet e vendit.
Zëdhënësi i BE Peter Stano, ka nënvizuar se Brukseli vazhdimisht ka ftuar Beogradin që të inkurajoj këtë gjë, ndërsa Prishtinën që të mundësojë reintegrimin e serbëve të Kosovës.